Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri publike gjatë mbledhjes së komisionit shkeljet financiare të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhur me inceneratorin e Fierit.
“Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve.
Sipas KLSH-së, përveç pjesës së proçedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018 kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incenerator cili nuk ekzistonte.
Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të konstatuara nga KLSH është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjtë ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa të tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktën me 15 kompani të cilat ne i kemi të identifikuara për të justifikuar pagesat që merrte”, tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje