Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pas mbledhjes së grupit parlamentar, u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët.
E pyetur nëse do të marrë drejtimin përkohësisht të kryetares së PD-së, Tabaku iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë
“Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje