Politike

Tabaku nxjerr videon: Ahmetaj, Gjiknuri, Agaçi dhe Bllako duhet të hetohen

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, tha përmes një deklarimi për mediat se Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi dhe Alqi Bllako duhet të hetohen.

Tabaku iu referua dëshmisë së administratorit të Fierit në komisionin hetimor.    

“Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.

Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë.

Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?  Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kësaj vjedhje është Edi Rama”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë