Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, duke thënë se ai vijon kolonën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
Sipas ish-deputetes Tabaku është e frikshme se si kryeministri shpik një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.
“Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës. Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku në rrjetin social “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje