Politike

Tabaku: Rrogat qesharake, çmimet rriten ndërsa qeveria bën propagandë   

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kujtuar sërish se fenomeni i rritjes së çmimeve në vend vijon.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se të gjithë ata që e bëjnë pazarin vetë e ndjejmë rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë rritur çmimet! I blejmë perimet  më shtrenjtë sepse nafta është 260 lek/litër. Çmimi energjisë ka shkuar në 18 lek/këh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon! Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron lugën e propagandës!”, nënvizon Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë