Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë prezantimit të projektligjit të propozuar nga vetë ajo në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuuar për mirë në ekonominë shqiptare.
“Investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare. Nga ky ligj ka përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme” tha Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.
“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”
Tabaku ka prezantuar në kuvendin e Shqipërisë në 8 dhjetor të vitit të shkuar 2022 një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin të cilat po diskutohen në komisionet parlamentare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje