Politike

Tabaku: Vizita e Klinton po trajtohet si private. Ta mirëprisnim në Kuvend!

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi në Kuvend se vizita e ish-Presidentit amerikan Bill Klinton po trajtohet nga qeveria si një vizitë private.  

“Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen e Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga Kuvendi

E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen.

Do kish qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private…”, tha Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë