Lajme

Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj dhe kërkon që dosja të shkojë në gjykatë, pasi vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.
Pas skadimit të afateve për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj të tjerë.
Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.
Më 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.
Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa, Prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë