Numri i të vdekurve nga tajfuni “Rai”, më i forti që goditi vendin e Azisë Juglindore këtë vit, është të paktën 112 të vdekur.
Ndërsa përpjekjet për të furnizuar me ujë dhe ushqim në ishujt e shkatërruar shtohen, më shumë se 300.000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe vendpushimet e plazhit me “Rai”-n që ka shkatërruar rajonet jugore dhe qendrore të arkipelagut, duke ndërprerë komunikimet dhe energjinë elektrike. Nga këto viktima, të paktën 63 janë regjistruar vetëm në provincën-ishull të Boholit.
Sipas guvernatorit Arthur Yap, 10 persona janë të zhdukur dhe se 13 të tjerë janë plagosur, por ai saktëson se numri mund të rëndohet më tej, sepse vetëm 33 nga 48 kryetarët e bashkive kanë mundur të kontaktojnë me të duke pasur parasysh problemet në komunikim.
Autoritetet në një tjetër nga provincat më të goditura, Ishujt Dinagat, thanë se kishin regjistruar 10 vdekje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje