Komunitet

Hierarkia e festave të shqiptarëve: Tajlandë, Mavrov, shtëpi

Nga Xhuljana Toçi – “Vjet isha në Mavrovë, por sivjet do t’i kaloj festat në Tajlandë. E kam bërë rezervimin që në shtator dhe bashkë me gocat (mikeshat)do ta presim Vitin e Ri atje”. Këtë përgjigje na dha Anida Hysa kur e pyetëm se ku do t’i kalonte festa e fundvitit.

Në agjencinë Sava Tours” gati 50% e prenotimeve të saj kanë qenë drejt vendeve ekzotike si Tajlanda.

“Këtë vit shqiptarët kanë rezervuar më shumë se vitet e tjera në destinacionet e largëta, siç është Dubai, Tajlanda dhe Maldivet. Sigurisht kanë qenë edhe Alpet e Italisë dhe ato të Zvicrës, por këtë vit kemi parë një rritje të prenotimeve në vendet e largëta, të cilat janë rezervuar që në periudhën shtator-tetor”, na tregoi përfaqësuesja e kësaj agjencie . “Për vendet ekzotike është periudha më e mirë, sepse është sezoni më i ngrohtë. Pjesa tjetër e rezervimeve ka qenë sigurisht në Kolasin, Mavrovë, dhe Basko të Bullgarisë, i cili ka qenë më i kërkuar në krahasim me viti

Anida Hysa në Mavrovë

Ky është një trend i ri festimesh dhe udhëtimesh. Megjithëse ka nisur më herët , kohët e fundit po bëhet më i dukshëm.

Por shumica e shqiptarëve do i kalojnë festat ashtu siç e “do zakoni”, pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Ndër ata që do të ushtojnë shumica shkojnë pranë vendeve fqinje. Ndër destinacionet më të preferuara mbeten sërish Mavrova në Maqedoni dhe Kolashini në Mal të Zi.

Për Besnik Vathi, nga “ATHS Tours” këtë vit shumica e shqiptarëve kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi, pasi në agjencinë e tij turistike numri i rezervime në krahasim me vitin e kaluar nuk ka pësuar ndonjë rritje të ndjeshme.

Tailande

“Nuk është se bëhet fjalë për ndonjë rritje masive, 5% më shumë se vitin e kaluar”, thotë ai, megjithëse nuk e mohon se këtë fundvit rezervimet në agjencinë e tij kanë qenë të larmishme. “Destinacionet për festat e fundvitit filluar që nga Dubai, Tajlanda, duke vazhduar në Amsterdam, Vjenë, Paris, Bruksel, Pragë, Budapest për të vazhduar më pas me destinacionet në rajon, që nga ishujt e Greqisë, në plazhet në hotelet që janë të hapura, dhe për të përfunduar më me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

https://www.facebook.com/mustdotravels/videos/vb.200868617006228/586264405133312/?type=2&theater

Dubai mbetet një destinacion i konsoliduar tani në fund të dhjetorit ku shqiptarët qëndrojnë mesatarisht 3-4 ditë.

Pothuajse të gjitha agjencitë turistike të pyetur nga Gazeta Si thanë se kanë pasur një rritje të lehtë të rezervimeve në vendet ekzotike për fundvitin, më qëllim që ta presin Vitin e Ri atje.

Megjithatë paraja bënë punë e saj! Edhe “Global Travel and Tours” na tregoi e numri i shqiptarëve që kanë preferuar Tajlandën ose Dubain është rritur, por sërish pjesa më e madhe kanë rezervuar drejt rajonit për shkak të çmimeve të ulëta.

https://www.facebook.com/mustdotravels/videos/vb.200868617006228/286449075335030/?type=2&theater

“Destinacionet më të kërkuara për festat janë sërish Budva, Kolashini dhe Dubrovniku pra vendet e rajonit, për shkak të çmimeve të leverdishme.

Biletat e avionit për vendet ekzotike janë shumë shtrenjtë por kemi patur jo pak rezervime”, shprehen përfaqësues të kësaj agjencie për gazetën.

Dubai

Ndërkaq Neralda Bejko, administratorja e “Amar Travel” zbulon se këtë vit në këtë agjenci turistike destinacioni i preferuar ka qenë Mavrova në Maqedoninë fqinje.

“Kemi patur një bum të jashtëzakonshëm rezervimesh drejt Mavrovë. Shumica kanë preferuar paketat e Vitit të Ri më shumë sesa ato të Krishtlindjeve. Kemi pasur më shumë rezervime nga familje”

https://www.facebook.com/mustdotravels/videos/vb.200868617006228/758194117875141/?type=2&theater

E ndodhur mes maleve dhe buzë një liqeni të vogël, vendpushimi malor i Mavrovës ofron një sërë aktivitetesh, skitë, soditjen e gjithë shpatit të malit me teleferik të hapur, shëtitje me motora bore, pushime në shtëpiza prej druri dhe mbrëmje festime më instrumentistë e këngëtarë. Natyra e Mavrovës nuk ka asgjë më tepër sesa fshatrat e Korçës, Shkodrës apo Tropojës, por sipas “Sava Tours” , shqiptarët këtë fundvit kanë preferuar më shumë Maqedoninë ose Malin e Zi, sepse kanë arsye të forta.

“Në agjencinë tonë shumica e rezervimeve kanë qenë për jashtë, rrëfen ajo për gazetën. “Në krahasim me vendet fqinjë, në Shqipëri nuk ka infrastrukturë, të mungon shërbimi, të mungojnë resortet. Nuk është se ke një resort të mirëfilltë ku mund të rezervosh. Sigurisht brenda Shqipërisë, destinacioni më i preferuar ka qenë ashtu si fundvitin e kaluar, Korça.” Sipas saj, Shqipëria ka bërë shumë në këtë drejtim, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, derisa të arrijë në nivelin e vendeve të tjera në rajon.

Dardhe

Fjorda Llukmani, blorgere udhëtimesh e shpjegon thjeshtë këtë dashuri shqiptare për fqinjët në fund të vitit “Përveçse të rijnë mbi kokë, e ta bëjnë shërbimin pa pasur parasysh kush je dhe nga vjen, e mira është se në vendpushimet e tjera në rajon ka aktivitete të shumta për turistët”, Për shembull ne kemi male, por nuk kemi ski, përvec Dardhës. Ose teleferikë që të çojnë në majën e një mali qe ka pamje fantastike. Apo slita dhe motora bore. Te gjitha këto bëjnë që njerëzit të udhëtojnë në vende të tjera jashtë Shqipërisë

Sipas saj, shërbimi është përmirësuar deri diku, por në vendpushimet malore është e vështirë të gjesh punonjës pasi shumica e profesionistëve janë përqendruar në Tiranë. E pyetur për destinacion e saj të preferuar për t’u vizituar këtë fundvit në Shqipëri, ajo shprehet: “Hmmm unë do të sugjeroja Razmën për turizëm malor, megjithëse duhet të mateni mirë për lekët. Pastaj Korça është gjithmonë një ide e mire për një fundjavë të shkurtër.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë