Gazeta Si – Një delegacion nga Kongresi Amerikan mbërriti dje në Tajvan në ënyrë të papritur, më pak se dy javë pas vizitës së kryetares së Dhomës Nancy Pelosi.
Senatori demokrat Ed Markey, me katër deputetë, ndodhet në Taipei për një mision dyditor, në të cilin ai takoi presidenten Tsai dhe disa ministra.
Tabloidi nacionalist kinez “Global Times”, njoftoi dje “operacione ushtarake rreth ishullit, pjesë e patjetërsueshme e Kinës”, dhe sot ushtria e Pekinit konfirmoi se kishte kryer “stërvitje të reja”.
Stërvitjet e reja, tha Ushtria Çlirimtare Popullore në një shënim, duhet të jenë “një pengesë e ashpër për Shtetet e Bashkuara dhe Tajvanin që të mos vazhdojnë me shakatë e tyre të shëmtuara politike, të cilat minojnë paqen dhe stabilitetin përtej Ngushticës”.
Tashmë vizita e Nancy Pelosit në Tajvan, kishte provokuar në ditë të stërvitjeve kërcënuese nga Kina, duke përfshirë lëshimin e raketave në ishull dhe në ngushticën e Tajvanit.
Kina ka dërguar gjithashtu avionë luftarakë dhe anije ushtarake. Kina i sheh kontaktet formale midis politikanëve amerikanë dhe qeverisë së ishullit si mbështetje për pavarësinë e saj nga Pekini.
Ndërkohë që pretendon se dëshiron të përdorë mjete paqësore për të vënë nën kontrollin e saj Tajvanin, por reagimet e fundit nxjerrin në pah qëllimet ushtarake.
Delegacioni prej pesë anëtarësh i Kongresit të SHBA, kryesohet nga senatori demokrat Ed Markey nga Masaçusets dhe do të takohet me përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe sektorit privat.
Në mënyrë të parashikueshme, do të flitet për tensione në ngushticën e Tajvanit dhe investime në industrinë e rëndësishme gjysmëpërçuese të vendit.
Anëtarë të tjerë të delegacionit janë përfaqësuesi republikan Aumua Amata Coleman Radewagen, një delegat nga Samoa Amerikane dhe demokratët John Garamendi dhe Alan Loëenthal nga Kalifornia dhe Don Beyer nga Virxhinia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje