Tajvani ka reaguar pas deklaratës së presidentit kinez, Xi Jinping, i cili tha se Kina nuk do të heqë kurrë dorë nga e drejta e saj për të arritur ribashkimin me ishullin vetëqeverisës, edhe me forcë.
Zyra presidenciale e Tajvanit deklaroi se ishulli nuk do të tërhiqet nga sovraniteti, kompromisi për lirinë dhe se populli tajvanez kundërshton propozimin e Xi Jinping, për formulën ‘një vend, dy sisteme’, shkruan Reuters.
Reagimi erdhi menjëherë pasi presidenti Xi Jinping tha gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, se i takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit.
“I takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit dhe Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën, por do të përpiqet për një zgjidhje paqësore”, theksoi Xi Jinping.
Pekini i ka ofruar Tajvanit një model autonomie “një vend, dy sisteme”, të njëjtën formulë që përdor për Hong Kongun.
Por të gjitha partitë kryesore politike në Tajvan kanë refuzuar dhe nuk ka pothuajse asnjë mbështetje publike për këtë propozim, referuar disa sondazheve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje