Ka përfunduar takimi mes përfaqësueseve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atyre të Ministrisë së Shëndetësisë, ku është diskutuar në lidhje me protokollin për rifillimin e aktiviteteve sportive. Nuk ka një datë konkrete ende, por dy drejtuesit e FSHF-së, Edvin Libohova dhe Ilir Shulku pohojnë se futbolli do të rinisë shumë shpejt. Ata kanë saktësuar se për ekipet nuk do të bëhen tamponë, por kontrolle mjekësore.
“Patëm një takim në nivel teknik. Grupi teknik që vlerëson situatën ka parë materialin që ne kishim përgatitur. Patëm diskutime për çështje të tjera që në një kohë sa më të shpejtë të jepet një përgjigje përfundimtare për masat dhe protokollin . E presim sa më shpejt, punë orësh ditësh për të plotësuar kriteret që të jemi brenda gjithë protokollit. Predispozicioni i grupit teknik ishte maksimal për të mundësuar rikthimin në fushë”, – tha pas takimit zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova.
Kurse sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, theksoi: “Ka nja 2-3 pika të paqarta që do të jenë pjesë e diskutimeve të mëvonshme. Shumë shpejt do të kemi një përgjigje se kur do të fillojë kampionati. Thuajse të gjithë klubet plotësojnë kriteret dhe janë gati. Në protokollin sanitar janë të detajuara të gjitha pikat. Nuk do të ketë tamponë, por do të ketë kontrolle”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje