Nga Gazeta Si- Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë me gazetarët për atë çka u bisedua sot në takimin informal me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që Ballkani Perëndimor ka në bazën e vet. Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të Ballkanit perëndimor por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin dhe për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta, ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama preferoi që të mos e komentonte gjatë mungesën e Albin Kurtit në takimin me liderët e rajonit dhe komisonerin e BE-së, duke thënë shkurt se ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi.
“Nuk shoh asnjë interes, ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje