Politike

Takimi me fermerët, Basha premton ndryshim të skemës së subvencioneve

Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, iu desh 10 minuta të shkonte nga rruga automobilistike e Ndroqit në fshatin Kalaç për të treguar se rruga që përshkoi linte për të dëshiruar.

Pas takimeve të zhvilluara me fermerë të këtij fshati, Basha tha se PD-ja ka një paketë të qartë për këtë kategori.

“Ne do të kemi po atë skemë subvencionesh që ka edhe Kosova, edhe Maqedonia e Veriut. Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion.

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa pasur një tarifë të barasvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre”, tha Basha.

Kryetari i demokratëve tha se do të heqë edhe një taksat për naftën.   

“Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkurruese, edhe shërbimet tona të bëhen më konkurruese si në fshat, ashtu edhe në qytet…”, premtoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë