Politike

Takimi Meta-Janša, Sllovenia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Sllovenia, në të gjitha rastet është rreshtuar ndër ato vende që kanë insistuar për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, – vuri në dukje Kryeministri Janša gjatë bashkëbisedimit me Presidentin Meta.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan se përparësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor  është bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme me qëllim final integrimin në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme reciprokisht nga të dyja palët dhe kërkoi që liberalizimi i vizave të Kosovës me Bashkimin Europian të bëhet sa më shpejt, si një vendim që ndihmon jo vetëm Kosovën, por edhe bashkëpunimin rajonal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë