Talat Xhaferri është rizgjedhur në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, në votimin e që konsiderohej edhe si test për mazhorancën e re.
Xhaferri mori 62 vota në parlamentin 120 vendësh, ku veç votave të LSDM-së, BDI-së dhe Besës ka marrë edhe atë të deputetit të vetëm të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Dy partitë e tjera shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk morën pjesë në votim.
Ndryshe nga zgjedhja për herë të parë në këtë post në 2017-ën, këtë herë munguan episodet e dhunës. Tre vite më parë, zgjedhja e Talat Xhaferrit në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u kundërshtua nga VMRO-DPMNE dhe radikalët maqedonas.
Protestues të shumtë mësynë sallën e Kuvendit duke dhunuar deputetët e shumicës së re, përfshirë këtu edhe Zoran Zaev, që kishte fituar zgjedhjet. Mes deputetëve shqiptarë që mbeti më fort i lënduar nga ky sulm ishte Zijadin Sela, sot kryetar i Aleancës Shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje