Talebanët njoftuan krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës, i cili tha se qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës i dytë.
Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid tha ndër të tjera se qytetarët afganas kanë pritur prej kohësh krijimin e një qeverie të re në vendin e tyre.
Talebanët arritën që të merrnin nën kontroll pjesën më të madhe të vendit rreth tre javë më parë, ndërsa rrugën për krijimin e qeverisë e gjetën të hapur pas largimit nga vendi të ish-presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.
Emrat që do përbëjnë qeverinë talebane janë:
Mullah Yaqoob është emëruar Ministër i Mbrojtjes, kurse Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë dikaster.
Sarajuddin Haqqani është emëruar Ministër i Brendshëm. Ai është njëkohësisht kreu i Rrjetit Haqqani, një organizatë e shpallur terroriste nga SHBA. Për kokën e Haqqani-t, SHBA ka vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Amir Khan Muttaqi Ministër i Jashtëm në Detyrë, ndërsa Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë ministri.
I pyetur pse asnjë grua nuk u emërua në qeveri, Ahmadullah Wasiq tha për BBC se kabineti nuk është finalizuar ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje