Bota

Talebanët marrin kontrollin e Panshirit, “fortesa” e fundit e Afganistanit

Talebanët kanë njoftuar se kanë marrë kontrollin “total” të Luginës Panshir në Afganistan, fortesa e fundit e rezistencës kundër tyre që kur morën pushtetin në Afganistan në mes të gushtit.

“Me këtë fitore vendi ynë tani është plotësisht jashtë kaosit të luftës”, – tha zëdhënësi kryesor i talebanëve, Zabihullah Mujahid në një deklaratë.

Disa nga kryengritësit u thyen, ndërsa pjesa tjetër “iku nga lugina”, tha Mujahid, i cili siguron njerëzit e Panshirit se nuk do të ketë diskriminim ndaj tyre: “Ju jeni të gjithë vëllezërit tanë; ne do të shërbejmë së bashku për një qëllim dhe një komb”.

Ahmad Massoud, udhëheqësi i Frontit Kombëtar të Rezistencës Kombëtare të Afganistanit (NFR), njoftoi të dielën se grupi i tij ishte gati të ndalonte luftimet nëse talebanët ndalonin “sulmet dhe lëvizjen e tyre ushtarake në Panshir dhe Andarab”.

NRF njoftoi gjithashtu vrasjen e komandantit të saj të lartë, Fahim Dashtay në sulmin nga talebanët. Ndërkohë, një zëdhënës i NRF, në një mesazh në Twitter, tha: “Ne jemi të bombarduar nga dronët pakistanezë, ne jemi nën pushtimin e drejtpërdrejtë të Isi (Agjencia e Spiunazhit Pakistaneze)”.

Forca e rezistencës anti-talebane në luginën Panshir të Afganistanit, ka njoftuar se do të vazhdojë të luftojë: disa orë pasi talebanët njoftuan se kanë marrë kontrollin “total” të luginës, Fronti i Rezistencës Kombëtare (NFR) pretendoi se ishte i pranishëm në “pozicione strategjike” në të gjithë luginën, duke shtuar se “lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë”.

Ndërkohë, Fahim Dashti, zëdhënësi i grupit që lufton talebanët në Afganistan, u vra në një betejë. Kjo u raportua nga dy zyrtarë të rezistencës. Dashti ishte zëri i grupit anti-taleban dhe një personalitet i shquar mediatik gjatë qeverive të mëparshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u nis për në Katar në udhëtimin e tij të parë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Qëllimi i Blinken është të kërkojë një front të bashkuar me aleatët. Emirati i pasur i Gjirit është një qendër për diplomacinë mbi Afganistanin dhe sundimtarët e tij kanë mbajtur lidhje të ngushta me ish-rebelët afganë, në pushtet që nga mesi i gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë