Sport

Talebanët zgjedhin presidentin e Komitetit Olimpik, kanë përfaqësuesin e tyre në CIO

Edhe pse në qeverinë e Kabulit mbretëron ende kaosi dhe vendi duket i përfshirë në një krizë të thellë humanitare, studentët kanë zgjedhur presidentin e Komitetit Olimpik, si dhe presidentin e Federatës së Kriketit…

Sikur çdo gjë të shkonte për bukuri. Qeveria e talebanëve ka zgjedhur sot shkrimtarin dhe aktivistin politik, Nazar Mohamad Mutmaen, president të Komitetit Olimpik Kombëtar. Ky emërim vjen pas deklaratës së Zabihullah Mujahid, zv.ministër i informacionit dhe kulturs në Kabul, ku ai qartson se komunikimi për kompozimin e kabinetit që do të udhheqë vendin do të vinte pas njohjes së talebanëve nga komuniteti ndërkombëtar. Tashmë janë publikuar edhe emrat e parë. Mes tyre është emruar edhe përgjegjësi i programit atomik, edhe pse, – falë Zotit, – talebanët nuk zotërojnë armë bërthamore.

Intresant është fakti se si Mullah Baradar e ka parë të nevojshme të zgjedhë një prfaqësues të Emiratit Islamik të Afganistanit si përfaqësues të tyre pranë CIO-s, kur vendi është ende duke u përpjekur të krijojë një strukturë stabël dhe po përballet me një krizë humanitare, që mund të marrë përmasa shkatërrimtare. Situata ka arritur në atë pikë, ku vetë talebanët kanë pranuar se rrezikohet mbyllja e spitaleve, nëse nuk vijnë ndihma ekonomike nga jashtë.

Në Olimpiadat e fundit Afganistani është përfaqësuar me 5 sportistë: 2 në atletikë (një nga të cilat femër, 100-metristja Kimia Yousofi), 1 në taekuondo, 1 në not dhe 1 në qitje. Më e pranueshme zgjedhja e Nasen Zadran president të Federatës Kombëtare të Kriketit. Mund të heqësh gjithçka, por jo sportin kombëtar, që e ushtrojnë të gjithë, qoftë edhe për të kaluar kohën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë