Në Itali nuk kanë dyshime, Tami Abraham do të jetë lojtari i ri i Romës së Zhoze Murinjos, që do të zëvendësojë Edin Xhekon, e larguar drejt Interit. Sulmuesi i Çelësit, do të zbarkojë sot në kryeqytetin italian, ku pas vizitave mjekësore, pritet të firmosi deri në vitin 2026 më verdhekuqtë.
“La Gazzeta dello Sport”, ka arritur të zbulojë edhe detajet e këtij operacioni. Roma do të paguajë 42 milionë euro plut 3 bonuse, teksa anglezi do të marrë 5 milionë euro neto në vit, plus 1 bonus. Gjithashtu mësohet se Çelsi ka ruajtur mundësinë për ta riblerë lojtarin, pas sezonit të dytë, për në shumë prej 80 milionë euro.
Përveç bluve të Londrës, sulmuesi 23-vjeccar në të kaluarën është aktivizuar si i huazuar edhe me Bristol Sitin, Suonsin dhe Aston Vilën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje