Gazeta Si – Gjermania do të vazhdojë të “peshojë me kujdes çdo hap” dhe të konsultohet me aleatët e saj për dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë. Kështu deklaroi të premten kancelari Olaf Scholz, ndërsa përballet me presion në rritje për të miratuar tanke luftarake të prodhimit gjerman për Kievin.
Gjermania i ka dhënë Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake që nga pushtimi i Rusisë, duke përfshirë obusët, armët kundërajrore vetëlëvizëse “Gepard” dhe të parin nga katër sistemet e raketave tokë-ajër IRIS-T. Javën e kaluar, ajo njoftoi se do të dërgonte 40 transportues të blinduar të personelit Marder – një hap që erdhi së bashku me lëvizje të ngjashme nga SHBA dhe Franca – si dhe një bateri raketash të mbrojtjes ajrore Patriot.

Por kritikët, disa brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë, janë ankuar prej kohësh për hezitimin e perceptuar të Scholz për të ndërmarrë hapin tjetër, kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve. Scholz ka qenë i kujdesshëm ndaj një presioni të tillë, duke këmbëngulur se Gjermania nuk do të shkonte e vetme me dërgesa të tilla dhe duke treguar nevojën për të siguruar që NATO të mos bëhet palë në luftë me Rusinë.
Ai shtoi se Berlini do të mbajë “pozitën e tij udhëheqëse” si një nga mbështetësit kryesorë të Kievit. Por sinjalizoi se nuk kishte ndërmend të nxitohej për gjëra të tilla serioze që kanë të bëjnë me paqen dhe luftën, me sigurinë e Gjermanisë dhe të Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje