Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, “vdiq nga koronavirusi, kjo është një formë e drejtësisë poetike”.
Kështu ka deklaruar lideri i opozitës së vendit afrikan, Tundu Lissu në një intervistë nga Belgjika për “Kenian TV KTN News”, duke cituar “burimet e tij”.
61-vjeçari Magufuli, i zgjedhur fillimisht në vitin 2015 dhe pastaj përsëri në vitin e kaluar në zgjedhje mjaft të diskutueshme, ka këmbëngulur për muaj me radhë se virusi ishte zhdukur në Tanzani dhe se ishte mundur nga lutja.
Ai gjithmonë ka refuzuar të mbajë maskën dhe jo më të përdorë masa bllokimi.
Një javë para se të shihej për herë të fundit në publik, presidenti u detyrua të pranonte se virusi ishte ende në qarkullim, pasi kishte përhapur lajmin e vdekjes nga Covid të nën-presidentit të Zanzibarit.
Tani, pas vdekjes së Magufulit, nënpresidenti i vendit do të thirret ta zëvendësojë atë, sipas Kushtetutës për të gjithë mandatin e dytë të të ndjerit, i cili skadon në vitin 2025.
Samia Suluhu Hassan, bëhet kështu presidentja e parë femër e Tanzanisë.
Ish-punonjëse e zyrës së presidencës dhe bashkëpunëtore, Hassan, me besim mysliman dhe e lindur në vitin 1960, filloi karrierën e saj politike në arkipelagun vendas gjysmë-autonom të Zanzibarit në vitin 2000, para se të zgjidhej në Asamblenë Kombëtare të Tanzanisë dhe të caktohej në një ministri të rangut të lartë.
Një mbështetëse e partisë në pushtet, ajo u ngjit në radhët që do të zgjidheshin nga Magufuli si një kandidate për nënpresidente në fushatën e saj të parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2015.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje