Fantazisti italo-gjerman, Vinçenco Grifo, ka folur së fundi për të ardhmen. Ai ka deklaruar për “Radio Incontro Olympia” se i pëlqen të vazhdojë të luajë në Gjermani, por nuk e përjashton mundësinë e aktivizimit në Serinë A, ku do ta preferonte të vishte fanellën e Lacios. Mesfushori, shok skuadre me Amir Abrashin te Frajburgu, është grumbulluar edhe me kombëtaren italiane nga trajneri Mançini.
“Fanella me numër 10 në kombëtare? Kur u grumbullova ajo ishte e lirë, Bonuçi pyeti kush e dëshironte dhe unë u përgjigja. E falënderoj që më lejoi ta vesh atë fanellë. E dua me zemër fanellën e Italisë, pavarësisht numrit, edhe pse 10-a është një histori më vete. Në Gjermani po stërvitemi që prej 3-4 javësh. Ndahemi në grupe të vogla dhe gjatë kësaj periudhe jemi stërvitur edhe me top.
Një kalim në Serinë A? Bota është e vogël dhe nuk i dihet kurrë. Ndihem mirë te Frajburgu, por futbolli kështu është, nëse më duan në Itali, do ta vlerësoj me kujdes ofertën. Igli Tare e ka numrin tim, ka luajtur edhe ai në Gjermani si unë, te Kaizerslauterni. Në Itali do preferoja Lacion”, – ka thënë mes të tjerash Grifo, një lojtar mjaft interesant. Në fakt, Tare po sheh në tregun gjerman për të marrë ndonjë lojtar. Ditët e fundit është përmendur edhe emri i Mario Gëces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje