Futboll

Tare i hap rrugën Korreas drejt Interit: Kërkon vetë të largohet

Igli Tare del hapur dhe analizon situatën e sulmuesin Hoakin Korrea, i cili në ndeshjen ndaj Empolit në javën e parë të Serisë A, përfundoi në tribunë.

“Ai dëshiron të largohet nga Lacio dhe të luajë diku tjetër, – tha drejtori sportiv i bardhekaltërve. – Ka një negociatë në vazhdim. Me Interin, do të shohim si do zhvillohen bisedimet në orët e ardhshme. Tani gjithçka varet nga zikaltrit lojtari ende dëshiron të qëndrojë në Itali”.

Tare theksoi se nuk ka tensione mes klubit dhe lojtarit dhe se si palët e përfshira po punojnë në një zgjidhje që i kënaq të gjithë: “Ka menaxherë që po punojnë për të zgjidhur problemin. Ata që qëndrojnë te Lacio duhet të jenë të lumtur, është themelore. Ne e respektojmë Korrean, sepse ai gjithmonë është sjellë mirë. Edhe në këtë periudhë ai ishte shembullor. Ne duhet të jemi të durueshëm, ai do të vendosë në një mënyrë ose në një tjetër”.

Drejtuesi shqiptar foli edhe për situatën e futbollistit Luis Alberto: “Loja e trajnerit Sarri është ndryshe nga ajo e kaluara. Ne kemi nevojë për shumë intensitet në fushë dhe për momentin Luis Alberto është pak prapa me përgatitjet. Është një zgjidhje thjesht teknik, nuk ka asnjë problem”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë