Lacio nuk pati fat në shortin e Ligës së Kampionëve, ku në fazën e 1/8-ve do të ndeshet me kampionët në fuqi të Europës, Bajern Mynih. Pas hedhjes së shortit kanë dhënë mendimin e tyre për sfidën me gjermanët drejtuesit kryesorë të klubit italian, mes tyre edhe drejtori sportiv Igli Tare.
Për mikrofonët e UEFA-s, drejtuesi shqiptar i Lacios u shpreh: “Më mirë se kaq nuk mund të shonte… I lëmë mënjanë shakatë, luajmë ndaj skuadrës që fitoi edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë se është favorite absolute, por nuk hyjmë në fushë të mundur.
E kemi treguar forcën tonë dy herë ndaj Borusia Dortmundit dhe do të përpiqemi ta përballojmë edhe Bajernin me entuziazëm, sepse e kemi merituar të vijmë deri këtu. Nisemi si sfidantë, jo si favoritë, por duhet të besojmë se mund të bëjmë surprizën”.
Nga kampi bavarez ka folur Hasan Salihamixhiç, një nga drejtuesit e Bajernit. Ai ka theksuar: “E kemi studiuar Lacion gjatë fazës së grupeve, nuk është një kundërshtar i lehtë. Ndeshja e parë luhet në transfertë, është gjithmonë bukur të luash në Romë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje