Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka folur për zhvillimet e fundit në skuadër, duke mbyllur së pari çështjen e spanjollit Luis Alberto, i cili nuk ishte paraqitur në grumbullimin e skuadrës ditët e fundit. “Luis Alberto është bashkuar me ekipin në Auronzo di Cadore”, – ka pohuar Tare.
Pastaj drejtuesi shqiptar i Lacios ka komentuar ardhjen e Sarrit në krye të skuadrës: “Ardhja e Sarrit ka sjellë një entuziazëm të madh, tifozët e donin shumë këtë trajner dhe ne i kemi kënaqur. Kemi marrë një trajner të madh dhe derbin e Romës do ta shohë gjithë bota me më shumë kënaqësi”, – ka theksuar Tare, duke parashikuar një sfidë të madhe mes Lacios së Sarrit dhe Romës së Mourinjos.

“Sarri ka gjetur një skuadër të motivuar, ditët e para kemi parë që punohet me shumë dëshirë. Vetë Sarri ka thënë se është në një skuadër, ku mund të bëjë futbollin që ai dëshiron”, – ka shtuar Tare më tej. Drejtori soportiv i Lacios është i përqendruar edhe te merkatoja, për të afruar të tjerë lojtarë pas Hysajt dhe Felipe Anderson. Ardhjen e Sarrit e ka komentuar me entuziazëm edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje