Lajme

Tarifat e reja dentare, Autoriteti i Konkurrencës pezullon vendimin

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për vendosjen e tarifave referuese dysheme të shërbimeve dentare. Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ligji ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
“Vendimi i Urdhrit të Stomatologut mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003”, thuhet në vendimin e marrë sot nga Autoriteti i Konkurrencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë