Disa orë para votimit në Bundestag të vendimit të CDU/CSU që hap me kushte negociatat për Shqipërinë, kreu Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u prit nga homologu i tij gjerman i CDU-së, Paul Zemiak në selinë e kësaj të fundit.
“Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel dhe Grupit Patlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”, citohet Balla në këtë takim.
Kreu i grupit parlamentar socialist nuk i cilëson kushte, por rekomandimet 9 pikat e vendosura nga Bundestagu për hapjen e plotë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
“Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë europianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në PS.
Balla kujtoi faktin që Gjermania është mbështetësja më e madhe e projektit Euralius dhe e reformës në drejtësi, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që në bisedime thotë se u diskutua edhe zgjerimi i kanaleve të bashkëpunimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje