Politike

Taulant Balla nga Elbasani: Shkarkimit të Metës do t’i shkojmë deri në fund

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar nga Elbasani, ku ishte i pranishëm me rastin e 5 majit, se shkarkimit të presidentit Ilir Meta do t’i shkohet deri në fund. Ai komentoi edhe qëndrimin e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kjo është një ditë që na motivon më shumë për të punuar më shumë për të kurorëzuar aspiratat historike të gjithë shqiptarëve për integrimin europian. Kjo ditë na bën të jemi më shumë të vetëdijshëm për të krijuar në këtë mandat të ri një klimë të re politike larg konfliktualitetit. Sot s’është dita të merremi me opozitën.

Ajo që tha Rama është se gjatë këtij mandati do kemi një qasje tjetër me opozitën. Do të punojmë më shumë dhe opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm në shumë reforma të rëndësishme që duhet të çojmë përpara. Kontributi i tyre në kuvend është i mirëseardhur. Denoncimet e opozitës për zgjedhjet? Duhet të hetohet çdo denoncim. Shkarkimi i Metës? Të jeni të sigurt se ne këtë proces do ta çojmë deri në fund”, – theksoi Balla mes të tjerash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë