Gjykata e Tiranës do të zhvillojë nesër seancën gjyqësore për masën e sigurisë për 16 të arrestuarit gjatë protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë.
Seanca do të mbahet në orën 10:00 dhe drejtohet nga gjyqtarja Rexhina Melika.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 16 të arrestuarit nga protesta e opozitës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci.
Sipas policisë, këta shtetas gjatë tubimit ushtruan dhunë, duke çarë disa herë kordonin e policisë para Kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten në krah të godinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje