Politike

Të besuarit e Berishës që do të drejtojnë fushatën për bashkitë

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka ngritur grupet e punës në të gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars për Kryebashkiak. Fushata do të drejtohet nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa do të mbështetet nga LSI dhe PDK, dy partitë që kanë themeluar këtë koalicion.

Në Durrës, drejtues i fushatës është caktuar Oerd Bylykbashi ndërsa fushata për këtë bashki do të mbështetet edhe nga dy deputetët Albana Vokshi e Agron Shehaj, si dhe dy ish-zyrtarët e PD-së, Ivi Kaso dhe Enno Bozdo.

Fushata në Shkodër do të drejtohet nga Belind Këlliçi, që do të ketë mbështetjen e Edith Harxhit e Aldo Bumçit. Nard Ndoka pritet gjithashtu që të jetë aktiv në fushatë vetëm në këtë bashki, megjithëse në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat nuk mori më shumë se 300 vota.

Vora, ku pritet që të jetë një betejë e ashpër, i është besuar Flamur Nokës, i konsideruar krahu i djathtë i Sali Berishës në “Foltoren” e tij. Lushnja do të drejtohet nga Tritan Shehu, ku i angazhuar do të jetë edhe Klevis Balliu.

Në Dibër, fushata e Berishës do të drejtohet nga Çlirim Gjata, që në këtë bashki do të ketë kundër të tre deputetët demokratë të qarkut, të drejtuar nga Xhelal Mziu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë