Policia e Durrësit ka arrestuar dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:
S. H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.
E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje