Ka ndodhur

Të dënuar për trafik droge e vjedhje me dhunë, ekstradohen 3 shqiptarë nga Italia e Greqia

Gazeta Si – Tre persona janë ekstraduar nga Greqi dhe Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Interpol Romës është ekstraduar në Tiranë, Ilir Duro, i cili ishte dënuar me burg nga GJKKO për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’.

Policia thotë se 51-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Po ashtu, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, 21-vjeçari, Luis Shkira, i cili ishte dënuar me burg nga Gjykata e Pogradecit për trafik droge nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa nga Greqia u ekstradua Paulin Peci i shpallur në kërkim nga gjykata e Përmetit për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë