Politike

Të dielën raundi i dytë i primareve në PD, kandidatët që do të rivotohen

Të dielën e 11 dhjetorit zhvillohet raundi i dytë i primareve në PD, mes kandidatëve në gjashtë bashki që kaluan në balotazh.

Rivotim do të ketë në bashkitë Fushë-Arrëz mes kandidatëve Hilë Curri- Hilë Kola, në Mirditë Albert Mëlyshi dhe Aleksandër Lala, në Dibër Ismail Uka dhe Besnik Halku, për Bashkinë Fier Etvar Kodheli dhe Artur Mahmutaj, për Librazhdin Shefki Çota dhe Aranit Leka, dhe në Bashkinë Mat Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen, duke zyrtarizuar përkatësisht kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin, Agron Lokën  dhe Ardit Cikulin.

Në 4 Bashki, Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj e Skrapar janë zgjedhur kandidatët e Partisë së Lirisë, në Himarë, Dropull, Finiq e Pustec, nuk u zhvilluan zgjedhje duke ua lënë partive minoritare ndërsa  në Malësinë e Madhe zgjedhjet u shtynë por pa afat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë