Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Itali, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen për Silvio Berluskonin që sondazhet paraprake e nxjerrin fitues si pjesë e një koalicioni të djathtë.
“Pata kënaqësinë sot të zhvilloja një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Forza Italia, Z. Antonio Tajani, Zv. President dhe Koordinator unik i “Forza Italia” dhe njëkohësisht Zv. President i Partive Popullore Europiane – PPE, si dhe Z. Paolo Barelli, President i Grupit Parlamentar të Forza Italia.
Forza Italia dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë parti simotër dhe anëtare të grupit më të madh të partive europiane të qendrës së djathtë, atij të PPE. Ato kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm në dekada.
Gjatë takimit me Z. Tajani dhe Z.Barrelli, u konfirmova atyre dhe të gjithë koalicionit të djathtë italian që garojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit, mbështetjen dhe pjesëmarrjen më të gjerë të emigracionit shqiptar në favor të Forza Italia, aleatit tradicional të PD dhe partive të koalicionit të djathtë në Itali, fitorja e të cilit ka rëndësi të madhe për Italinë, Shqipërinë dhe Europën”, shkruan ndër radhë Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje