Sali Berisha nuk e kishte një përgjigje të mërkurën në mesditë nëse do të paraqitej të hënën në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij
“Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avoketërit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohesh.
Nuk kam marrë akoma vendimin e avoketërve se si do veproj ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama…
…Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo, një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës. Është puna goditje ndaj opozitës.
Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj”, tha Berisha.
Sipas tij, vendimi i SPAK është antikushtetues.
“Së pari, nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, kanë kërkuar në mënyrën më të turpshme, përligjen e aktit të tyre antikushtetues.
Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Edi Ramës.
Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje