Politike

‘Të lidhur si mishi me thoin’, Berisha akuza për Ballën dhe Gjicin: SPAK të hetojë tenderat 100 mln euro

Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha kërkoi nga  Prokuroria e Posaçme që të hetojë çdo tender të fituar nga kompanitë e Gjicit deri në 100 milionë euro.

Ai kërkoi gjithashtu të hetohen takimet dhe komunikimet mes Taulant Ballës dhe Safet Gjicit.

Berisha njoftoi se ende nuk ka asnjë kandidat për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kukës edhe pse data e zgjedhjeve nuk është shpallur ende

“Unë nuk kam asnjë kandidat për bashkinë e Kukësit, sapo të shpallet do u njohim me kandidatin. I bëj thirrje SKAP-it (SPAK) të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. I bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre.

Të hetohet çdo tender të fituar nga Gjici në 100 milionë euro sepse lajmet gumëzhijnë, flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush në afera të tjera. Këto nuk i di por di këtë që ftoj të bëhen hetime të plota që të kuptohet sesi ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet GJici” tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë