Politike

“Të marrim masa për të mbrojtur interesin e PD”, zbardhet rendi i ditës i Kuvendit të 18 dhjetorit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë të shtunën Kuvendin e thirrur prej tij në Pallatin e Kongreseve.

Gjithçka është bërë gati ndërsa skenografia nuk do të ndryshojë nga ajo e Kuvendit të mbajtur në fund të muajit korrik.     

Janë tre pika të rendit të ditës;

“1- Vendimmarrje mbi situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas Objektit ‘Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë