Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka konfirmuar se ai e ka takuar Charles MagGonigal i arrestuar në SHBA në kohën kur ky i fundit ishte shef i kundërzbulimit në FBI për New Yorkun
Edhe pse nuk dha detaje nga takimet e zhvilluara, Gjiknuri zbardhi shumëçka në përgjigjet e tij mbi pikëpyetjet e kontakteve me të. Të paktën ato që ai donte të përcillte.
Së pari; ai e ka takuar kur ishte ministër, së dyti se në takime nuk ka qënë as ambasada amerikane dhe as këshilltari pa pagesë i Ramës Dorian Duçka, se nuk kanë biseduar për favore personale, se nuk ishte në dijeni që McGonigal nuk kishte raportuar në SHBA takimet në Tiranë, se ai vetë nuk është përmendur në akt-akuzë se pse ishte takuar me të dhe së fundmi kishte marrë pjesë në një drekë miqësore me McGonigal kur ky i fundit ishte shpallur qytetar nderi i Tropojës, nisur nga një foto që qarkullon në rrjet mes tij dhe McGonigal
“S’ka rëndësi detajet, nuk jam këtu për detaje. Nuk jam këtu për të dhënë një përgjigje për bisedimet që kam pasur me një zyrtar të huaj se do ishte jo etike, që të japin detaje për këto takime. E kam takuar disa herë pasi ju besoj e keni lexuar dhe aktakuzën, nuk flitet për shqetësim pse ka takuar ministrin e Energjisë. Nuk ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës. Nuk ka qenë i shoqëruar nga Zoti Duçka. Bisedat që kam bërë kanë pasur marrëdhënie zyrtare me ministrinë e Energjetikes, nuk ka kërkuar favor. Ajo (foto)është bërë në një ceremoni që i është McGonigal që i është dhënë “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës, dreka është bërë në Tiranë. Kaq është historia, nuk ka gjë të fshehtë, nuk ishte terrorist, apo njeri me krime që unë duhet të ruhesha. Nuk kishte dijeni qeveria shqiptare nëse ai do të ishte në thyerje të Kodit të Etikës që nuk ka deklaruar udhëtimet në Shqipëri, kemi qenë në mirëbesim të një zyrtari të lartë. A ka zbatuar ai detyrën është një çështje që po hetohet. S’kam pse them për ça folëm”, tha Gjiknuri në një interviste për “Report Tv”.
Më tej ai sqaroi: “Skam dijeni të jetë thirrur ndonjë zyrtar shqiptar. As unë vetë dhe asnjë zyrtar tjetër nuk është nën akuzë për këtë qëllim, e ka thënë këtë gjë edhe vetë Kryeministri Rama. Unë isha jo më larg se tre ditë më parë në SHBA, kam qenë i thirrur në kongresin amerikan. Isha në forumin e sigurisë për masat që duhet të marrë Evropa për të kundër-balancuar ndërhyrjet ruse dhe kineze” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje