Gazeta Si – Një tornado dhe stuhi të forta goditën shtetin e Misisippit të premten mbrëma duke vrarë të paktën 26 persona, ndërsa dhjetëra u plagosën dhe katër rezultojnë të zhdukur në SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se 30 milionë amerikanë janë në gatishmëri për përmbytje dhe erëta të forta të mundshme.
Zona e shkatërruar, sipas informacioneve nga Agjencia e Emergjencave, është 160 kilometra e gjerë. Më të goditura janë qarqet Sharkey dhe Humphreys, rreth 70 milje në veri të kryeqytetit Jackson.
“Për fat të keq, numri i të vdekurve vetëm do të rritet”, tha Agjencia e Emergjencave shtetërore në një postim në Tëitter.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Fotot e shfaqura nga kanalet kryesore televizive tregojnë rrënoja kudo, makina të përmbysura dhe pemë të rrëzuara në disa qytete rurale.
Madje edhe linjat e energjisë u hodhën në erë. Tani ekziston frika se stuhia do të përhapet edhe në shtetet e tjera jugore.
Cornel Knight ishte në shtëpinë e një të afërmi në Rolling Fork, në pjesën perëndimore të shtetit kur tornado goditi dhe të gjitha dritaret e shtëpisë u thyen: “Qielli ishte i errët, i ndriçuar vetëm nga vetëtima dhe bubullima të pabesueshme”.
Brandy Showah është e habitur: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë… Ky ishte një qytet i vogël i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur”, – tha ajo për CNN.
Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves tha në Tëitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po ofronin mbështetje mjekësore për të prekurit.
“Ne kemi nevojë për mbrojtjen dhe lutjet e Zotit sonte. Shikoni raportet e motit dhe qëndroni vigjilentë gjatë gjithë natës qytetarët e Misisipit!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje