Të paktën tre persona vdiqën këtë të diel pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin sicilian, Ravanusa, të Italisë si pasojë e shpërthimit të gazit, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve në këtë qytet.
Kapiteni, Giuseppe Merendino, nga Brigada e Zjarrfikësve tha se gjashtë persona janë zhdukur dhe dy tashmë u shpëtuan të gjallë pasi ngecën nën rrënojat e ndërtesës.
Prifti Filipo Barbera, që të shtunën në mbrëmje po mbante meshën afër vendit ku ndodh shpërthimi, tha se shtëpitë morën flakë pasi një tub gazi natyror shpërtheu në qytetin me rreth, 11 mijë banorë.
“Është një tragjedi e madhe… le t’i lutemi Zotit që të mos ketë të vdekur të tjerë”, tha Barbera.
Zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të shpëtuar edhe banorë të tjerë, përfshirë një të ri. /REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje