Bota

Të paligjshmit shkojnë nga Anglia në Ruanda/ Ministrja britanike mbron ligjin në Parlament

“Nëse hyni ilegalisht në Britaninë e Madhe, do të ndaloheni dhe do të ktheheni mbrapsht me shpejtësi. Do të largoheni përsëri në vendin tuaj nëse është i sigurt, ose do të ktheheni në një vend të tretë të sigurt si Ruanda”. Kështu deklaroi ministrja e Brendshme, Suela Braverman gjatë prezantimit të ligjit që synon të cilit do të ndalojë të gjitha kalimet e paligjshme të emigrantëve drejtit vendin e saj. Problem madhor për ministren britanike janë emigrantët që vijnë me varka të vogla nga Kanali përmes Francës. Ajo përmendi edhe faktin se një pjesë e emigrantëve të paligjshëm vijnë edhe nga Shqipëria, edhe pse është një vend i sigurt.

Braverman tha se ligji i ri do të lehtësojë sfidat e qeverisë britanike për të goditur edhe “skllavërinë moderne” të trafikimit të qenieve njerëzore. Ministrja e Brenshme shpjegoi para deputetëve se ajo nuk mund të “bënte një deklaratë përfundimtare të përputhshmërisë së ligjit sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut”. Por shtoi se “kam besim se ky projektligj është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Laburistët e quajtën legjislacionin një “akt që rrezikon ta përkeqësojë kaosin”. Sipas ligjit, ata që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme do të hiqen dhe do të bllokohen të kthehen. Do të ketë gjithashtu një kufi në numrat e dhënë për azil. Debati në komisionet parlamentare për ligjin e ri pritet të nisë më 27 mars.

ÇFARË PARASHIKON LIGJI I RI

Njerëzit që mbërrijnë me varka të vogla do të ndalohen brenda 28 ditëve të para pa lirim me kusht ose shqyrtim gjyqësor

Përgjegjësia për të hequr ata që hyjnë ilegalisht do të jetë mbi sekretarin e brendshëm – për të ngushtuar “radikalisht” numrin e sfidave dhe apelimeve

Vetëm ata nën 18 vjeç, ata që nuk janë të aftë nga pikëpamja mjekësore për të fluturuar ose në “rrezik real” të dëmtimit serioz në vendin ku janë zhvendosur do të mund të paraqesin një apel për të ndaluar dëbimin e tyre.

Çdo pretendim tjetër, duke përfshirë të drejtën për jetën private ose familjare, do të shqyrtohet në distancë pasi të jenë larguar.

Njerëzit do të pengohen të përdorin ligjet moderne të skllavërisë për të kundërshtuar largimin e tyre

Deportimi mund të shtyhet vetëm për skllavërinë moderne kur një person bashkëpunon me agjencitë e zbatimit të ligjit në hetimet e trafikimit

Një kufi vjetor për numrin e njerëzve që hyjnë përmes rrugëve të sigurta – që do të vendoset nga parlamenti – do të “sigurojë një sistem të rregullt”

Një ndalim i përjetshëm strehimi, shtetësie dhe rihyrjen në Britaninë e Madhe për ata që janë hequr sipas skemës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë