Politike

Të rinjtë e FRPD protestë: Pse SPAK hap vetëm dosjet e peshqve të vegjël

Disa të rinj të FRPD protestuan të enjten në kangjellat jashtë ambienteve të SPAK.

Qëllimi i protestës së tyre modeste lidhej me dosjet që ka depozituar deri më tash PD për të cilat, sipas FRPD, SPAK nuk ka reaguar  që nga prishja e Teatrit, lista e patronazhistëve, inceneratorët apo debati fundit që lidhet me dosjen McGonigal.   

“I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin, por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokës për çështjet që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Të dinë të bëjnë punën e tyre. Të dinë t’i dalin për zot ligjit, betimit që kanë bërë, t’i dalin për zot Kushtetutës dhe të mos kthehen në mburojë fasadë të një qeverie mafioze, të inkriminuar, një qeverie të korruptuar. Më këqijat e mundshme që mund të ketë një qeveri.

T’i kthehet qytetarëve dhe të mbajnë përgjegjësi për pozicionin që kanë”, tha Arber Kola.

Një tjetër anëtar i FRPD, Endrison Breçani tha: Çështja e inceneratorëve ka arritur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron? Pse SPAK hap vetëm dosjet e peshqve të vegjël? Pse SPAK nuk hap dosjet e mëdha? Pse trekëndëshi Bermudes Edi Rama-Erjon Veliaj-Taulant Balla, mos të harrojmë edhe tjerët dhe nuk po dalin para drejtësisë.

Pse SPAK hesht dhe nuk është në krahun e popullit, por në krahun e interesave të tyre. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohemi çdo ditë e më shumë, pse të rinjtë po largohen…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë