Politike

Të rinjtë PD-LSI në protestë, Indrit Hoxha refuzoi sot mandatin

Sot zhvillohet seanca e radhës plenare në Parlament, ndërsa të rinjtë opozitarë të FRPD-së dhe LRI-së mbajtën një protestë simbolike para godinës. “Bashkimi Europian refuzon kryeministrin Edi Rama”, thanë të rinjtë. Dhe për të përçuar këtë mesazh, 28 të rinj të dy forumeve politike në mënyrë simbolike kanë veshur bluzën e secilit vend anëtar, ndërsa i tregojnë kryeministrit kartonin e kuq, duke nënkuptuar sipas tyre refuzimin e hapjes së negociatave.
Këtyre të rinjve u është bashkuar edhe kandidati i PD-së, Indrit Hoxha, i cili sot refuzoi të marrë mandatin e deputetit. Hoxha shprehet se e ka ndërmarrë këtë akt politik si shenjë revolte dhe neverie ndaj parlamentit ilegjitim.
Ndërkohë, kryedemokrati Basha ka paralajmëruar protestë kombëtare më 11 maj para Kryeministrisë në orën 18:00, të cilën e cilëson si kulmim të betejës dhe kauzës së opozitës për një Shqipëri europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë