Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me presion të jashtëzakonshëm për të përshpejtuar operacionet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit, ndërkohë që kaosi po arrin kulmin.
Një përleshje zjarri shpërtheu mes disa personave të armatosur dhe forcave të sigurisë në hyrje të aeroportit të Kabulit të hënën, sipas zyrtarëve të ushtrisë gjermane.
Një roje sigurie uvra dhe tre të tjerë u plagosën dhe forcat amerikane dhe gjermane u përfshinë gjithashtu në incident.
Aeroporti është mbërthyer nga kaosi për pjesën më të madhe të javës që nga marrja e Kabulit nga talebanët, me mijëra afganë dhe shtetas të huaj që po përpiqen të largohen nga vendi.
Një zyrtar i NATO -s i tha Reuters të dielën se të paktën 20 njerëz kishin vdekur përreth aeroportit që nga fundjava e kaluar përfshirë. Të Shtunën, SHBA këshilloi qytetarët e saj që të shmangin zonën për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste.
SHBA rrit evakuimet
Presidenti Joe Biden tha të dielën se evakuimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit u shpejtua këtë fundjavë, megjithëse mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve që paraqet grupi ekstremist i Shtetit Islamik.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se 11,000 njerëz ishin larguar me avionë nga Kabuli në një periudhë 36-orëshe këtë fundjavë, por ai nuk dha hollësi të tjera.
Të dielën më parë, zyrtarët e administratës thanë se ushtria amerikane po shqyrtonte “mënyra krijuese” për të çuar amerikanët dhe të tjerët në aeroportin e Kabulit për evakuim nga Afganistani në mes të kërcënimeve “akute” të sigurisë. Pentagoni të dielën urdhëroi gjashtë linja ajrore tregtare amerikane të ndihmojnë në zhvendosjen e të evakuuarve nga vende të përkohshme jashtë Afganistanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje