“Duhet ta ndajmë mirë mendjen se normaliteti që kishim përpara nuk do të jetë… Do të duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe t’i imponojmë njëri-tjetrit kushte dhe rregulla”, tha kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi disa minutash në Facebook. Rama foli për disa lehtësira (duke filluar nga java tjetër) ndërsa nënvizoi se hapja do të jetë graduale. “…Imponimi por dhe vetë-imponimi i rregullave duhet të vazhdojë…”, vërejti ai.
“… Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin…Nga e hëna në 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qytetit qoftë me këmbë dhe qoftë me makinë. Po ashtu do të hapim bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim…”, tha Rama.
Hapja, sipas tij, do të garantohet paralelisht me rregulla dhe kushte sigurie.
Deri në fillim të javës tjetër do të ketë gjithashtu një vendim për shkollat dhe universitetet. Rama pranoi se ende nuk ka vendim të unifikuar për këtë çështje, duke referuar se ky është një problem që po ndodh edhe me vendet e tjera. Ndërsa plani për turizmin do të jetë gati brenda majit.
“Do ta kemi edhe ne planin tonë për turizmin brenda majit, duke parë dinamikën e epidemisë…”.
Sot, sipas tij, ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri të premten mbyllen trashet e fazës së parë. “Janë 65 mijë individë të cilëve do t’u mbërrijnë në emaliet përkatëse që kërkesa e tyre është realizuar për në fazën e dytë…”, shtoi ai
Tatim-fitimi për bizneset e vogla për vitin 2020, sipas Ramës, është falur. Por, sigurimet do të paguhen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje