Prokuroria dhe Policia e Vlorës përmes një deklarate kanë përgënjeshtruar lajmin e emisionit “Top Story” dhe Partinë Demokratike, sipas të cilëve në vitet e fundit janë rreth 80 persona të zhdukur.
Policia dhe Prokuroria deklarojnë se në 3 vitet e fundit numri total i personave të larguar nga banesa është 23.
• në 2016 – 4 shtetas të larguar
• në 2017 – 6 shtetas të larguar
• në 2018 – 13 shtetas të larguar
Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer.
Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, për sa u përket veprave penale kundër personit, policia dhe prokuroria bëjnë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:
Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.
Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.
Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajtjen e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje