Lulzim Basha e komentoi me një fjali të shkurtër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.
“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha, duke shoqëruar postimin me shënimet e premtimit se do ta ndërtojë teatrin ashtu siç ishte, aty ku ishte.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe kalimin nga qeveria në pronësi të Bashkisë së Tiranës të truallit të Teatrit.
Vendimi pezullon punën për ndërtimin e godinës së re të teatrit, për të cilën Këshilli Kombëtar i Territorit dha leje vetëm 3 ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje