Politike

Teatri në Kushtetuese, gjyqtarët i tërheqin veshin Presidencës e Qeverisë për shkelje afatesh

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e tretë plenare në lidhje me padinë e dorëzuar nga Presidenti i Republikës kundër ligjit që shembi godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar.

Në seancën e parë, Kushtetuesja pranoi kërkesën e Presidencës për zgjerim të objektit të hetimit dhe pranimin e provave të reja, ndërsa në seancën e së martës i tërhoqi vërejtje si Presidencës, ashtu edhe Qeverisë për shkelje të afateve në dorëzimin e dokumentacionit ekstra në shqyrtimin e kësaj padie.

“I dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga Gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, thanë gjyqtarët.

Presidenca u justifikua se nuk ka administruar nga institucionet e tjera shtetërore të gjitha provat e kërkuara.

Presidenti kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimin për prishjen e teatrit si dhe pezullimin e veprimeve të mëtejshme për të ndërtuar godinën e re. Seanca e sotme nisi në orën 10:00.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, në një kohë që vendi ishte nën masat kufizuese të grumbullimeve për shkak të Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë